ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 7 minutes ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 2 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 2 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 2 hours ago
Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qeveria paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë

albnews by albnews
12 April, 2021
in Kosova
0
Qeveria paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, ishte zotuar për kthimin e reciprocitet me Serbinë, Kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit.

21 ditë pasi e ka marrë për herë të dytë në drejtim ekzekutimin, Qeveria e Albin Kurtit po paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.

RelatedPosts

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

Kështu të paktën paralajmëron Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklarim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

Sipas tij, kjo pasi “Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.

“Është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu.

Tutje, ai kujton se kishte para një viti ishte ardhur deri të ky vendim, nga atëkohë Qeveria në detyrë e Kurti, vetëm pak ditë pasi ishte rrëzuar me votë në Kuvend.

“Me 31 Mars 2020, pra një muaj e gjysmë apo 57 ditë pas zgjedhjes e pas pranimit të detyrës së kryeministrit në mandatin e parë, në mbledhjen e qeverisë kemi marrë vendimin 01/20 “Për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë”. Sot jemi në ditën e 21 të qeverisjes në mandatin e dytë”, shton Kryeziu.

Heqja e masave të reciprociteti me Serbinë ishte bërë nga Qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disa mujore të koalicionit qeverisës LDK-AAK e NISMA, mandati i të cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetuese, dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, Albin Kurti, në debatin e tij të fundit televiziv, dhe i vetmi gjatë gjithë fushatës zgjedhore, paralajmëroi kthimin e reciprociteti me Serbinë, si një nga vendimet e para të tij.

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, kishte deklaruar Kurti më 12 shkurt 2021.

Derisa shtonte se Dialogu me Serbinë, që shkas i ndërprerjes së tij ishte bërë taksa 100% e ish-Kryeministrit Haradinaj e më pas reciprociteti i Kurtit, nuk do të jetë as prioritet i qeverisë Kurti 2.

Ndërkohë që sot Kryeministri Kurti ka njoftuar se gjatë vikendit, bashkë me kabinetin Qeverisës ka zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, por pa e përmendur përfshirjen e kësaj çështje në këtë program.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result