Basha: Do të rimbursojmë familjet e prekura nga Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në zonën e Freskut në Tiranë.

Teksa shoqërohej nga të rinj, kreu i demokratëve ka zhvilluar takime me bizneset në këtë zonë. Basha tha ndër të tjera se ndryshimi do të vijë për çdo familje shqiptare.

“25 prilli do të jetë dita që do të votoni për një shtet që do ju trajtojë si partnerë në zhvillimin e vendit. Për të gjithë biznesin që ka tetë vjet që vuan unë kam një mesazh votë për nr.9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë dhe taksa të ulëta. Ndryshimi do të vijë për çdo familje shqiptare. Nuk ka ndryshim pa larguar këtë qeveri më 25 prill,” tha Basha.

Gjatë bisedës me një farmacist, kryedemokrati theksoi edhe njëherë se do të bëjnë të mundur rimbursimin e të gjithë të prekurve nga Covid.

“E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga Covidi. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje. Po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre. Do të flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të bëjmë të mundur një paketë rimbursimi,” u shpreh Basha.

Share This Article