Gjykata hungareze refuzon kërkesën për ekstradimin e Gruevskit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë me pranga në duar, Nikolla Gruevski u dërgua në gjykatë, por në Hungari.

Ndonëse kundër tij vendi ka disa aktakuza, asnjëherë në gjykatë nuk është paraqitur me duar të lidhura.

Gruevski sot i shoqëruar nga policia është sjellë në gjykatën në Budapest ku po shqyrtohej kërkesa që ai të ekstradohet në vend.

U paraqit i veshur me këmishë të bardhë, me kapele në kokë dhe me syzet e shtrenjta “majbah” të cilat nuk i ka nxjerrë as në gjykatë. Pallton e kishte mbi duar për të fshehur se ka pranga.

Me kërkesë të ish-kryeministrit, gjykatësja e përjashtoi opinionin dhe kolegët kureshtar hungarez mbetën para derës së gjykatës. Gjykata mori vendim të shpejtë – Gruevski nuk do të dorëzohet, ndonëse Ministria jonë e Drejtësisë e kërkon si organizator të 27 prillit, ndërsa në mënyrë taksative te kërkesat kanë përmendur se tashmë është i dënuar me dy vite burgim, ndërsa kundër tij ka procese aktive gjyqësore.

Gjykata në Hungari bëri të ditur se nuk mund të ekstradojë një person që tashmë ka marrë statusin e refugjatit dhe i është aprovuar azil për shkak të përndjekjes politike në Maqedoninë e Veriut. Pasi edhe zyrtarisht Gruevski u lirua dhe iu shmang gazetarëve, shkroi status në Fejsbuk.

Share This Article