Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë zyratare për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës”.
Meta i bën thirrje opozitës që të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
“Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”.
Më herët prëesidenti Meta u takua edhe me kreun e PDS-së, Paskal Milo.
“Në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale dhe dekretimin e 13 tetorit 2019, si datë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, prita sot në takim kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, z.Paskal Milo.
E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë”./Ora News/