ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 59 seconds ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 6 minutes ago
Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru 9 minutes ago
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012? 12 minutes ago
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve 17 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Plani për korsitë e biçikletave”, Basha në timon: Vendimet e para që do të marrë si Kryeministër

albnews by albnews
16 April, 2021
in Albania
0
“Plani për korsitë e biçikletave”, Basha në timon: Vendimet e para që do të marrë si Kryeministër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh në emisionin “Log” se një nga vendimet e para që do të marrë në pushtet do të jetë ulja e çmimit të naftës.

“Do të jetë një nga vendimet e para që do të merren nga qeveria e ardhshme”. Të 100 ditëshi i parë? “Edhe më parë” premtoi Basha gjatë rrugës për në Elbasan teksa u shpreh se “Po rendim drejt njerëzve, ëndrrës së tyre për ndryshim”.

RelatedPosts

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet 

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

Biznesi i vogël është bërë pjesë e betejës dhe debatit mes Ramës dhe Bashës, por cfarë premton ndryshe PD-ja nëse do të vijë në pushtet, cili është plani konkret? “Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, cdo ditë falimentojnë 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamiljarë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk m und të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin.

Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet cdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit.

Angazhimet e tjera, që ky terror psikologjik i inspektorateve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale” tha ai. Po i ka tërhequr, i tha gazetari Xhafo, referuar inspektorëve, ndërsa Basha zbuloi arsyen “I ka tërhequr për fushatë, kështu bën gjithmonë”.

Por, a nuk është bërë zero taksa për biznesin e vogël? “Biznesi i vogël paguan taksa dhe tarifa lokale dhe ne kemi vendosur një tavan jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore, më pak, po, e mbështesim dhe e inkurajojmë, më shumë e ndalojmë me ligj. Tavani nuk e shkel autonominë vendore. Biznesi i vogël dhe në tërësi do të marrë frymë. Kontrolle do të ketë, por do të ketë moratorium një vit mbi gjobat” tha ai.

Një tjetër premtim i PD-së nëse vjen në pushtet do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve. “Tetë vite sa është rritur pensioni? Unë i kam të dy prindërit pensionistë, dhe e dinë fare mirë për cfarë flasim. Tetë vite nuk i rritën pensionet. Marrim mësuesit, ne i dyfishuam pagat, këta u kujtuan tani që vjen fushata për një rritje simbolike në Janar. Marrim mjekët, tetë vite me radhë kanë qëndruar në vendnumëro, por në kuptimin e vërtetë kanë ecur mbrapa” tha ai.

Gjithashtu për korsitë e biçikletave Lulzim Basha u shpreh se ato janë kthyer në problem kryesor për biznesin dhe nëse do të vijë në pushtet  do t’i rishikojë.

“Korsi kemi, biçikleta jo, në fakt është bërë një problem shumë i madh, në radhë të parë për parkimin e automjeteve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishme për bizneset. “Myslym Shyri”, “Rruga e Durrësit” kudo ku ka biznese, është ankesa numër një, janë kthyer në korsi bosh, se nuk ka çiklistë, ose ka shumë pak dhe dëmtojnë shumë biznesin e vogël.

Një nga angazhimet tona është që ta rishikojmë këtë vendosje pa kritere të rrugëve të biçikletave dhe të rishikojmë si ti mundësojmë përsëri sipërmarrjes që të mos u këputen  gjunjët pas taksave të larta edhe çmimeve të lartë edhe nga mungesa e qytetarëve për shkak të mungesës së parkimit.

Ma thonë kudo, 25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror më pas për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në nivel vendor” tha Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike

Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike

18 September, 2025
Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru

Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru

18 September, 2025
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result