ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
GJKKO lë në burg Eria Agon, ish-të dashurën e Safet Bajrit! Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit 2 hours ago
Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi 3 hours ago
Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit 3 hours ago
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron 3 hours ago
Dalin pamjet kur forcat RENEA prangosin Aldo Avdylajn brenda banesës ku fshihej 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

The Guardian: Tërheqja e trupave amerikanë në Afganistan, një luftë që nuk mund të fitohet

albnews by albnews
16 April, 2021
in Bota
0
The Guardian: Tërheqja e trupave amerikanë në Afganistan, një luftë që nuk mund të fitohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

The Guardian

Ish-kryeministri i Britanisë, Harold Macmillan i ka thënë kolegëve se ligji i parë i politikës duhet të jetë “të mos pushtoni kurrë Afganistanin”.

RelatedPosts

Incidenti diplomatik: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do kthehej pas

Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

“Në krye të shtetit deri 99 vjeç!” Njeriu që ka qëndruar më gjatë në pushtet synon një mandat tjetër

Ishte një mësim që Britania perandorake e kishte mësuar në mënyrën më të vështirë, pas tre ndërhyrjeve në Afganistan në shekullin e 19 dhe 20. Pas 11 shtatorit 2001, kur radikalët e al-Kaidës, të vendosur në Afganistan dhe të mbrojtur nga qeveria Talibane, sulmuan Nju Jorkun dhe Uashingtonin, mësimi u harrua shumë shpejt.

Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara, të mbështetura nga Britania dhe NATO, filluan një fushatë hakmarrëse për të shkatërruar al-Kaidën dhe përmbysur talebanët.

Pas suksesit fillestar, të shënuar nga shembja e papritur e Kabulit dhe bombardimet masive të pranisë së al-Kaidës në malet lindore, fushata ushtarake u përball me disfatë. Talibanët u rigrupuan dhe u armatosën dhe kështu vijuan vitet e gjata të konflikteve.

Këtë javë, gati 20 vite më vonë, Joe Biden ka vendosur që Amerika të tërheqë trupat amerikanë. Aleatët e Amerikës, përfshirë Britaninë, tani do të ndjekin shembullin e SHBA-së.

Biden njoftoi se gati 10,000 trupa amerikane dhe të NATO-s – përfshirë 750 nga Britani do të fillojnë të tërhiqen brenda javësh dhe në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit nuk do të ketë më asnjë forcë ushtarake të mbetur në Afganistan, raporton abcnews.al

Fjalët e presidentit ishin një kundërpërgjigje ndaj asaj që, në fund të fundit ka qenë një fushatë e dështuar.

“Ne nuk mund të vazhdojmë ciklin e shtrirjes ose zgjerimit të pranisë sonë ushtarake në Afganistan, duke shpresuar të krijojmë kushte ideale për tërheqjen e trupave dhe duke pritur një rezultat tjetër”, tha presidenti.

Ai me siguri ka të drejtë. Donald Trump kishte arritur në një përfundim të ngjashëm nga një këndvështrim tjetër, edhe pse, ndryshe nga Biden, pa u këshilluar më parë me aleatët e tij.

Asnjë nga ato nuk do të ndalojë Republikanët të kritikojnë vendimin Biden si të pamatur.

Njoftimi i presidentit amerikan ekspozon disa nga kufijtë e fuqisë amerikane të shekullit 21. Është e vërtetë që, ndërsa SHBA-ja ka qenë e angazhuar në Afganistan, arsimi ka lulëzuar në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe për vajzat, të cilat ishin përjashtuar kryesisht nga Talibanët.

Por këto fitime mbeten të brishta dhe e ardhmja e tyre është shumë e pasigurt . Kur regjimi afgan i mbështetur nga Rusia u shemb në fillim të viteve 1990, Talibanët arritën të merrnin kontrollin shumë shpejt. E njëjta gjë mund të ndodhë pas largimit të Amerikës 30 vite më vonë. Bisedimet e paqes ende po vazhdojnë, por Talibanët tani do të kenë më pak arsye t’i trajtojnë ato seriozisht.

Vendimi i Biden shënon “fundin” e krenarisë amerikane. Format e reja të luftës, gjithnjë e më ambicioze dhe që përfshijnë më pak trupa tokësore sesa në luftërat e mëparshme të tilla si Vietnami, u mbështetën dy dekada më parë nga ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Ata nuk i kanë arritur qëllimet që ai pretendoi. Të fitosh këtë lloj lufte pa angazhime të mëdha të trupave nuk ka funksionuar. Armiqësitë rajonale nuk janë kapërcyer. Opinioni publik amerikan është bërë gjithnjë e më armiqësor ndaj angazhimit në konfliktet në Afganistan.

Pretendimet për ndërtimin e Afganistanit dhe, më vonë, Irakut janë cilësuar si të paarritshme. Shumë prej tyre ishin parashikuar atëherë kur filloi konflikti. Por vendimi i Biden nuk është pritur shumë mirë, pas një pasigurie dhe frike që ekziston për shumë burra dhe gra afgane.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

GJKKO lë në burg Eria Agon, ish-të dashurën e Safet Bajrit! Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit

GJKKO lë në burg Eria Agon, ish-të dashurën e Safet Bajrit! Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit

14 October, 2025
Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi

Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi

14 October, 2025
Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit

Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit

14 October, 2025
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result