Kreu i Partisë Demokratike, pasditen e sotme kaq qenë në Vaqarr ku është takuar me banorët e kësaj zone. Ata i kanë shprehur problematikat e tyre, ndërsa Basha i ka ftuar që më 25 prill të votojnë për Partinë Demokratike.
Ndërkohë sipas Bashës, nuk ka gjë më të rrezikshme për shqiptarët sesa një mandat i tretë për kryeministrin Edi Rama.
“Ajo që do bëjmë të mundur me 25 prill është ndryshimi. A është demokraci që Vaqarri, Ndroqi dhe Peza të jetë shtojcë? Sigurisht që jo. Do ja kthejmë autonominë vendore që të zgjidhni ju. Se nuk mund të rrijë kryetari. Kjo dramë duhet të marrë fund. Secili ka një votë. Përgjegjësinë për atë votë e keni ju, përdoreni dhe ju ftoj të votoni për nr 9. Do kemi një drejtësi funksionale. Duke nisur nga unë deri tek të tjerët nëse bëjnë shkelje të gjithë para drejtësisë.”
“Abuzimi me rindërtimin. Skemë e pastër ryshfeti. Vetëm me largimin e këtij do bëhet rivlerësimi i dëmit ashtu sic është. Kompensimi financiar apo rindërtimin. Është një pushtet në ikje. E dinë që shumica e shqiptarëve do i largojnë. Në këtë mënyrë do çliroheni nga ky ankth kryeministër në krahun tuaj. Grabitësi i tokave të Vaqarrit. Kanë qenë me socialistët e janë kthyer.
“Nuk ka rrezik më të madh për shqiptarët sesa një mandat i tretë i Edi Ramës” tha Basha.