• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Basha në Sarandë: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Ramën

Basha në Sarandë: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Ramën

by albnews
17 April, 2021
in Uncategorized
0
1
VIEWS

Vata- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka hapur turin e takimeve nëpër qytete në Sarandë, ku dhe deklaroi se nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën.

Në fjalën e tij para sarandiotëve, Basha tha se vota për numrin 9, është votë për prosperitetin ekonomi dhe mirëqenie.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se të gjithë e kanë kuptuar, të djathtë e të majtë, që nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.

“Mirëmëngjes Shqipëri nga perla e Shqipërisë, perla e mesdheut! Saranda e shpresës, e bujarisë dhe e punës. Sot është një ditë e veçantë, ku nis sot rrugëtimin nga Saranda. Sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim! Nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit, aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm, aty ku prek dëshirën e nënave dhe baballarëve ditë për ditë për një të nesërme ndryshe. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen tuaj, këtë mëngjes, në këtë ditë të veçantë, ditën e rrugëtimit, ditën që do të nis javën drejt të dielës së 25 prillit kur fitorja do t’i takojë çdo shqiptari. Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës që është me nam tashmë në të gjithë Europën dhe të gjithë botën, 300 ditë diell, nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës për ndryshim ato do të sjellin 300 ditë prosperitet, ekonomi dhe mirëqenie. Madje dhe këto re e ndoshta dhe disa pika shiu të cilat do të ujisin kopshtet e sarandiotëve, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre, frutat dhe perimet të rriten në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë këtë Sarandë ndryshe, plot me shpresë, me mundësi për çdo familje dhe çdo familjarë , për çdo të rinj dhe çdo të re. Por mbi të gjitha dua t’ju them se nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri, ndiej entuziazmin tuaj, entuziazmin e nënave për fëmijët e tyre, dëshirën për ndryshim të rinis që kërkon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, dëshirën për ndryshim të papunëve që presin dhe meritojnë punë. Të gjithë bashkë jemi mbledhur në bashkimin më të madh të shqiptarëve me një qëllim, ndryshimin dhe ndryshimi do të vij duke votuar Aleancën për ndryshim, numrin 9”, tha ai.

Në vijim, Basha tha se 8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare. Një dimër 8 vjeçar ekonomikë, një dimër 8 vjeçar i arrogancës së një qeveria dhe kryeministri që mendojnë vetëm për veten.

“E kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë 8 vite me radhë rrugën Kardhiq-Delvinë papërfunduar, e kanë lënë në vend numëro ashtu siç kanë lënë Shqipërinë, siç kanë lënë në vendnumëro familjet Shqiptare. Energjia elektrike dhe ndërprerjet e saj, janë një problem që ditë për ditë e në veçanti gjatë sezonit të shkurtër turistik dëmtojnë ekonominë e sarandiotëve, ekonominë e familjes dhe ekonominë e këtij qyteti .E pra tetë vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuja dhe kërkon edhe katër vite të tjera, kudo ku shkoj e di dhe e marr përgjigjen, nuk do t’ia hapim derën dështimit, do ti themi jo dështimit me 25 prill do të zgjedhim ndryshimin sepse ndryshimi është rruga e shpresës dhe e zhvillimit, ndryshimi është rruga për të çliruar familjet, nënat dhe baballarët, ndryshim është rruga për të ndalur largimin e të rinjve për t’ju siguruar atyre mundësi, punësim, dinjitet, arsim dhe Shqipërinë Evropiane këtu në vendin e tyre. E prek dhe e ndjej këtë ndryshim kudo. E prek dhe e ndjej edhe tek socialistët. Tek ata që i takoj që vijën në takimet tona, tek ata që vijnë e më takojnë  në premisat e Partisë Demokratike, tek  ata që i vizitoj dhe kanë hapur dyert e tyre dhe ju them ky është vendi ynë, ne jemi një popull ne jemi një familje, ju keni ndarë me të gjithë shqiptarët të njëjtat vuajtje, ne kemi ndarë të njëjtat sfida, ne kërkojmë të gjithë së bashku të njëjtat zgjidhje ndaj mirë se vini vëllezër e motra socialistë. Bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin sepse qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari, sepse ndryshimi do të jetë i prekshëm për çdo shqiptar”, tha ai.

Kryetari i PD-së Basha deklaroi nga Saranda se nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën.

“Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë  dështime  nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë. Vëllezër dhe motra, të gjithë e kanë kuptuar, edhe socialistët e kanë kuptuar, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim duke pranuar edhe 4 vjet të tjera dështime, si këto 8 që kaluam. Ndaj, letë bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për punësimin, votoni numrin 9 për ndryshimin, votoni numrin 9 për mirëqenien, 9 për të ardhmen, 9 për shpresën. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë qeveria e njerëzve, do të jetë qeveria juaj, do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve. Dhe ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik dhe për t’i bërë të mundur çdo punonjësi, çdo sipërmarrësi në sektorin turistik të jetoj një dhe të punojë me të ardhura të bollshme duke ja hequr nga fyti lakun e shtrënguar të 8 viteve abuzivizëm, arrogancë, gjoba dhe terror shtetëror. Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës. Prandaj nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dyshim se të gjithë së bashku ne mund dhe do t’ia dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9. Për fëmijët tanë numrin 9. Për prindërit tanë numrin 9. Për ekonominë numrin 9. Për mirëqenien e shqiptarëve numrin 9. Për Shqipërinë si Europa numrin 9”, tha ai.

Previous Post

Ushtria amerikane zbarkon në Durrës

Next Post

FAO: Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

albnews

albnews

Related Posts

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika
Uncategorized

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

25 April, 2025
Next Post
FAO: Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

FAO: Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM