Tetë raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Të shtunën janë regjistruar edhe 498 raste të reja pozitive nga testimi i 2835 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec (65, 50 vjeç), Ferizaj (61 vjeç), Fushë-Kosovë (76 vjeç), Kamenicë (57 vjeç), Podujevë (73vjeç), Prishtinë (67 vjeç), Mitrovicë (84 vjeç).
Të shtunën janë regjistruar edhe 641 të shëruar, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 12 mijë e 609.
Në nivel vendi, deri tash janë regjistruar 101 mijë e 153 raste pozitive, ndërsa prej tyre 2061 persona kanë vdekur.