Ditën kur kryeministri Edi Rama uli një avion për propagandë elektorale në rajonin më të varfër të vendit, pikërisht në Kukësin e varfër dhe të shpopulluar gjatë qeverisjes së tij, gazeta zvicerane autoritare Neue Zurcher Zeitung sjell një reportazh të zymtë për qeverisjen e Edi Ramës.
Madje në shkrim thuhet se ai po sillet si një pasha që jeton në luks, teksa një e katërta e popullsisë jeton në varfëri ekstreme.
Jo vetëm kaq, por avioni që përdor Rama i është vënë atij në dispozicion nga lideri turk, Erdogan.
Rama krahasohet me drejtuesit autoritarë komunistë.
Sipas gazetës, shteti është në duart e një grushti oligarkësh.
‘Partnerët më të afërt të politikës së jashtme të Ramës sot janë dy udhëheqës po aq autoritarë – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Taip Erdogan, i cili i ka vënë në dispozicion Ramës një avion VIP prej 90 milion dollarësh. Lideri socialist shqiptar jeton në një vilë moderne si një bunker në periferi të Tiranës.
Buzëqeshja tërheqëse e Ramës i ka lënë vendin asaj të një pashai të zymtë, të kotë, që dikur besonte te shteti. Por ju e njihni këtë nga paraardhësit e tij në vend,’ shkruan gazeta, Neue Zurcher Zeitung .