Dalin fotot e të dyshuarve për vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

albnews
By
1 Min Read

Keto jane fotot e Renato dhe Florin Mhillajt, të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Së bashku me ta, i dyshuar i tretë është edhe Adriano Mhillaj, ndërsa të tre janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje pasi Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, ndërsa Adriano dhe Florin janë nipat e tij.

Genc Mhillaj është vrarë në vitin 2016, ndërsa si autor u akuzuan Kreshnik Mujeci, së bashku me kushëririn e tij, Jozef Mujeci ndërsa në vitin 2018 ishte Gjykata e Shkodrës e cila e shpalli të pafajshëm Mujecin, lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej”.

Renato Mhillaj (në të majtë), dhe Florin Mhillaj (në të djathtë)

Share This Article