SHBA-ja ka vendosur sot sanksione financiare kundër djalit të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, njoftoi sot Thesari amerikan në një komunikatë.
Uashingtoni akuzon djalin e liderit të Venezuelës, Nicolas Ernesto Maduro Guerra, se “është një përfaqësues i qeverisë venezuelase, duke qenë anëtarë i asamblesë kombëtare të jashtëligjshme”.
Pak pasi erdhi në pushtet, Nicolas Maduro emëroi djalin e tij në krye të inspektorëve të Presidencës./ATSH/