Meta bënë denoncimin: Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha në konferencën e pasdites së sotme se patronazhistët kanë mbërritur deri tek vajza e tij.

Meta tha se patronazhistët i thonë t’i thotë babit të mos pijë, të jetë i qetë dhe të ruajë figurën e Presidentit.

Por, tha Meta si mund ta ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shtetit është në survejim, duke përmendur prokurorë, gjykatës.

”Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Para pak ditësh kur thashë një intervistë, i kishin çuar një lajm që sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Damian dhe më thotë “Babai mos pi më të lutëm, nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit”.

Kur shikoj lajmin unë, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus “Jo mo thash unë thashë gurunë, jo gruan dhe marr Tendin (zëdhënësin). Kur më thotë Tedi do ta korrigjojmë se është gabim. Dhe i çojnë gocës patronazhistët, thuaj babit të qetësohet, se paska pirë shumë, paska pirë shumë, të jetë i qetë. Të ruaj figurën e presidentit.

Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim”, u shpreh presidenti Meta.

“Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama”, deklaroi Meta.

Share This Article