‘Informacionet për Tom Doshin’/ Ambasada amerikane i përgjigjet PROKURORISË, hetuesit: Po presim edhe nga Interpol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Doshin, prokurorët kanë nisur hetimet e thelluara lidhur me figurën e Doshit, pas dyshimeve se deputeti i Kuvendit, preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Ambasada amerikane i është përgjigjur Prokurorisë së Tiranës lidhur me informacionet e kërkuara lidhur me kandidatin për deputet, Tom Doshi. Për Doshin, prokurorët kanë nisur hetimet e thelluara lidhur me figurën e Doshit, pas dyshimeve se deputeti i Kuvendit, preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Ndërkohë, nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Prokuroria është shprehur se “Për Doshin presim përgjigje edhe nga Interpol”.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD, ndërsa deri më tani ka zgjedhur që të mos i komentojë vetë deklaratat e Amerikës në drejtim të tij. 

Doshi është një prej kandidatëve që është dërguar për verifikim të thelluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Emri i Doshit është përmendur më herët nga ambasadorja Kim, e cila ka kërkuar që kreu i PSD-së të mos kandidojë në zgjedhje. Por thirrjet e Kim përfunduan në ‘vesh të shurdhër’, pasi KQZ-ja dha “ok” për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, megjithatë kërkoi hetim të thelluar. 

Share This Article