Mbi 568000 të vdekurve nga Covid-19 në SHBA

albnews
By
1 Min Read

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA, që nga fillimi i pamndemisë, ka arritur në 568 483, prej të cilëve 901 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31 794 833, me 54 901 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA nga virusi, me mbi 3,72 milionë raste të konfirmuara dhe 61 122 të vdekur.

Në SHBA, deri më tani, mbi 133 milionë persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 86 milionë dozën e dytë.

Share This Article