Celibashi: Përfundon sot shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se ditën e sotme përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier dhe Berat. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Celibashi gjithashtu thotë se nesër do të vijojë shpërndarja në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Celibashi garanton për votuesit që nuk shikojnë se çdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.

Share This Article