Kampioni në fuqi, Liverpooli, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë të shtunën në “Anfield” duke luajtur baras 1:1 me Newcastle Unitedin në Premier League.
Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp bën një hap prapa në luftë për të siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit që shënuan në minutën e tretë me Mohamed Salah.
Nikoqirët shpërdoruan edhe disa mundësi të mira shënimi me Sadio Manen dhe Roberto Firminon.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që kishin mundësi shënimi.
Në minutat shtesë të ndeshjes mysafiret arritën të barazonin rezultatin me Joseph Willock në 1:1 me të cilin rezultat u mbyll takimi.