Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj pak minuta më parë në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.
“Probleme me identifikimin elektronik ka pasur në disa zona të thella ku ka qene e pamundur mbërritja e operatorëve dhe procesi i votimit vijon në mënyrën që është bërë gjithmonë.
Ka pasur disa problematika në disa qendra votimi, në rreth 230 qendra votimi ka pas probleme për shkak të presionit ose për shkak të trajnimit për shkak të identifikimit elektronik por KQZ ka marrë të gjithë masat e nevojshme”, ka thënë Hoxha.
Ndërkohë në këto zgjedhje kandidati për kryeministër i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha kërkon mandatin e parë në këtë post.