Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ditën e sotme se në orën 18:00 do të mblidhet në sheshin ‘Skëndërbej’ me mbështetësit e tij pas fitores.
Tashmë në shesh kanë nisur përgatitjet e para për organizimin e vendit. Në shesh janë vendosur karriget e kuqe në formë rrethore. Pritet që në mes të vendoset lulja, simboli i partisë.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, njoftoi më herët Rama.