Dosja.al ju sjell një skemë të detajuar që mund të ndjekë çdo person që dëshiron të shohë se për kë keni votuar ju.
Vota që keni hedhur në kuti më 25 prill nuk është e fshehtë, çdo politikan, kandidat apo person që ka akses në qendrat e votimit dhe të numërimit, mund të shikojë fletën tuaj të votimit, partinë të cilës i besuat që t’ju qeverisë në katër vjeçarin e ardhshëm si dhe kandidatin tuaj të preferuar.
E gjitha kjo bëhet përmes një skeme të detajuar, duke ndjekur numrin serial të fletës së votimit dhe barcode që ajo ka në krye, gjë që shërben për të bërë skanimin e saj.
Por si bëhet kjo?
Dosja.al ju sjell një skemë të detajuar që mund të ndjekë çdo person që dëshiron të shohë se për kë keni votuar ju. Marrim një shembull. Në qendrën e votimit me numër *12345 ju keni qenë votuesi me numër 200, nga 600 vota që janë në total në këtë qendër. Edhe në qendrën ku bëhet numërimi i votave, ju duhet të jeni në votën me numër 200.
Duke i renditur fletët e votimit, sipas rendit të numrit serial (shembull nga 7000300-7000499), dhe duke përputhur të dhënat e saj me tuajat që mund të jenë marrë manualisht apo përmes pajisjes së identifikimit elektronik, gjendet edhe fleta në të cilën keni votuar ju. Në këtë çast mund të lexohet qartë partia që zgjodhët dhe kandidati.