Ferdinant Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”. Xhaferraj është acaruar nga kjo replikë me ironi dhe i ka thënë: Je bo politikan ti? Kjo gjë ka acaruar situatën dhe mes tyre ka nisur përplasja fizike.
Pjesë nga biseda:
Ferdinand Xhaferri: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarë të Dakos.
Vangjush Dako: Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?
Mbështetësi i PS kërcënon atë të PD: Mbaje mend!