ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 2 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 2 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 3 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 3 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

PDK: Qeveria ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, ndërsa hoqi 30 eurot e pensionistëve

albnews by albnews
28 April, 2021
in Kosova
0
PDK: Qeveria ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, ndërsa hoqi 30 eurot e pensionistëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me votat sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, ka hapur rrugën që të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbi në veri të vendit.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së dhe njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se me këtë vendim po dëmtohet direkt buxheti i shtetit.

RelatedPosts

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Ai ka thënë se derisa para një jave u anuluan shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, sot është vendosur të ndahen 11 milionë euro për të paguar rrymën e serbëve në veri.

PDK-ja ka thënë se do të ftojë në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë.

“Besoj tashmë të gjithë jeni të informuar për një dëm të madh milionësh që po i bëhet buxhetit të Kosovës, e drejtpërdrejti taksapaguesve të Kosovës. Ky dëm po vjen pikërisht nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët votuan në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës për serbët në veri të Kosovës. Ky është vazhdimi i avazit të qeverisë Kurti 1 kur u patën nda 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri. Fatkeqësisht u injorua thirrja jonë në Komision Parlamentar për Ekonomi për të ndal këtë rrjedhje të parasë publike në drejtim të komunave veriore dhe që të gjendet një zgjidhje më kreative. Ky vendim për të paguar energjinë për serbët e veriut vjen pikërisht në në një situatë të rënduar pandemike ku edhe buxheti i familjeve kosovare po varfërohet çdo ditë. Këto para të ndara nga buxheti i Kosovës fatkeqësisht po e mirëmbajnë krimin në veri të vendit dhe strukturat paralele atje. Si dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale për prodhimin e kriptovalutave ku kohëve të fundit ka një rritje të madhe. Pra, kemi një qeveri dhe parti si Lëvizja Vetëvendosje që i nënshtrohen pa kushte ndaj Serbisë e strukturave kriminale atje edhe pse për 20 vjet e kanë gojën plot kundër Sebrisë. Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit. Pra qeveria Kurti 1 dhe Qeveria Kurti 2 po ndan në total 21 milionë euro për vitin kalendarik dhjetor 2020 – dhjetor 2021. Ne si PDK, edhe sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomi kemi kërkuar të gjendet një zgjidhje kreative për këtë siutatë në mënyrë që të mbretëroj parimi i barazisë së qytetarëve – të paguaj ai që shpenzon. Prandaj ne si Grup Parlamentar jemi kundër dhe kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar sa më parë në interpelancë Ministren e Ekonomisë. Kërkesa jonë do të deponohet të enjten”, ka thënë Shala.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result