Një nga shërbyesit e Princeshës Diana ka zbuluar një akt që tregon për altruizmin dhe bujarinë e Princit Harry.
Në një dokumentar të vitit 2017, The Diana Story, Paul Burrell, ish-shërbëtori i Princeshës, tregon se si Harry i dhuroi vëllait të tij, Princit William, unazën prej zefiri, me vlerë 300 mijë paund, të cilën e kishte trashëguar nga nëna e tyre, Princesha e ndjerë.
Sipas Paul, Princ Harry shkoi te vëllai i tij me idenë që Mbretëresha Bashkëshorte e ardhshme duhej ta mbante atë unazë.
‘Harry i tha vëllait: ‘Nuk do të ishte më e përshtatshme sikur ajo ta mbante unazën e mamit? Një ditë unaza do të jetë në Fronin e Anglisë’. Harry hoqi dorë nga thesari i tij i çmuar’, tregon Paul.
Sipas tij, ky akt reflekton natyrën aspak egoiste të Princeshës Diana.
‘Atë gjë që pati kujtim nga e ëma ia dhuroi vëllait. Ky është altruizëm, mirësi dhe pikërisht ashtu ishte Diana’, thotë Paul.