Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.