Ushtria amerikane zbarkon në Durrës me arsenalin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read

Në portin e Durrësit kanë zbritur një numër të madh mjetesh dhe teknologjie ushtarake amerikane në kuadër të stërvitjes së NATO-s.

Sipas zyrtarëve ky është përqendrimi më i madh ushtarak nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Konkretisht janë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës gjatë ditëve të fundit.

Këto mjete dhe pajisje do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”.

Ka qenë media e njohur ndërkombëtare AP ajo që ka publikuar foto nga zbarkimi i këtyre mjeteve në portin e Durrësit.

Share This Article