I ftuar në RTV Ora, ish-presidenti dhe ish-deputeti i PD-së, Bujar Nishani u shpreh se nuk ka nevojë për prova për vjedhjen e zgjedhjeve, sepse provat janë aty para të gjithëve.
Ai shtoi se prandaj nuk besohet projekti i Bashës, sepse shqiptarët janë të bindur se ky nuk e ka një model perëndimor, duke mos dhënë dorëheqjen.
Deklarata e Nishanit:
Dëgjova sot se do të dilet në një tur në Shqipëri për mbledhjen e provave për blerjen e votës. Nuk ka nevojë fare për tur, provat janë ashiqare që Rama i ka vjedhur votat gjithë këto vite. Provat i kanë parë të gjithë dhe ai do të vazhdojë që t’i vjedhë. Prandaj thash se, duhet ta rrëzojmë Ramën se ai nuk ndryshon.
Berisha ka folur dhe e ka vendosur standardin pas humbjes së zgjedhjeve duke dhënë dorëheqjen. Basha nuk ka kulturën dhe prototipin perëndimor. Kur vihesh në provë për ta treguar me vepra, ai tregoi ndryshe. Prandaj nuk besohet projekti i Bashës, sepse shqiptarët janë të bindur se ky nuk e ka një model perëndimor.
Edhe humbet në zgjedhje, sidomos para Ramës, por kryetari bën një reflektim politik më së pari. U përpoqe dhe kaq mundi. Hajde ta mendojmë se si zgjidhet kjo gjë që të qetësohen njerëzit në PD. Ata janë të stresuar dhe të lodhur nga zgjedhjet.