ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 25 minutes ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 2 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 2 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Franca mes zërave për grusht-shtet

albnews by albnews
4 May, 2021
in Bota
0
Franca në izolim të plotë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

Media dhe politika u dominua gjatë javës së kaluar nga pasojat e një letre të hapur hartuar nga një ish-kapiten xhandarmërie, që pretendon se Franca po përballet me “rreziqe me pasoja të rënda” duke paralajmëruar se ai dhe disa ish-ushtarakë, “nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Letra është nënshkruar nga më shumë se 2,000 ish-ushtarakë mes tyre gra, si dhe një numër gjeneralësh në pension. Ata paralajmërojnë se Franca ndodhet në “rrezik” nga “islamizmi dhe grupe të mëdha e të paorganizuara në periferi”. Nënshkruesit thonë se “ata që drejtojnë vendin duhet të gjejnë guximin e nevojshëm për t’i zhdukur këto rreziqe”.

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përqafoi menjëherë këtë qëndrim. Të dielën ajo akuzoi Presidentin francez Emmanuel Macron se po e çonte Francës drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike.

Zhurma politike e nxitur nga letra publike, e cila u botua në përvjetorin e gjashtëdhjetë të përpjekjes për grusht shteti të vitit 1961 kundër Charles De Gaulle-t, po hedh bazat për zgjedhje problematike presidenciale vitin e ardhshëm.

Le Pen, e cila ndodhet në pozita te forta për të mposhtur zotin Macron në zgjedhjet e vitit 2022, u ka kërkuar nënshkruesve të letrës të mbështesin kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale, gjë që ka nxitur një ministre të qeverisë, Marlène Schiappa, ta akuzojë atë (Le Pen) “se po mbështet një puç të mundshëm”.

Sipas një sondazhi të kompanisë “Harris Interactive” 58% e popullsisë franceze ndajnë pikëpamjet e shprehura nga ushtarakët e pakënaqur. Po sipas sondazhit, 49% besojnë se do të ishte e drejtë që ushtria të ndërhynte për të ruajtur rendin në rrethana të caktuara “edhe nëse qeveria nuk e kërkonte një gjë të tillë”.

Sipas shefit të shtabit të forcave të armatosura të Francës, tetëmbëdhjetë ushtarë në shërbim që mbështetën paralajmërimin për rrezikun e një “lufte civile” në Francë do të përballen me ndëshkime për shkelje të rregullave të ushtrisë që kanë të bëjnë me të qenit politikisht asnjanës.

Gjenerali François Lecointre thotë se do të ketë gjithashtu ndëshkim shembullor për gjeneralët dhe oficerët e tjerë në pension që kanë nënshkruar letrën, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të veshjes së uniformave në raste ceremoniale dhe madje ulje të pensioneve të tyre.

Disa nga nënshkruesit e letrës, e cila paralajmëronte se “Franca ndodhet në rrezik”, kanë lidhje me lëvizjet kundër imigratëve. Nënshkruesit pretendojnë se disa qytete franceze janë shndërruar në zona të “paligjshmërisë” që po lëkundin themelet e Republikës Franceze dhe ata qortuan politikanët se po tregojnë drojë ndaj situatës.

Përplasjet mbi ndërhyrjen e rrallë në politikë nga figurat ushtarake shërbyen si sfond për festimet e dhunshme me rastin e 1 Majit kur sindikalistët u sulmuan nga protestues të maskuar, disa prej të cilëve besohet se i përkisnin grupeve anarkiste. Më shumë se 20 sindikalistë dhe një oficer policie u plagosën gjatë përplasjeve të dhunshme.

Fjalimi i zonjës Le Pen gjatë ditës së 1 Majit u përqëndrua në tema për të cilat fliste letra e hapur. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë denoncoi publikisht “krimin e trazirat urban” dhe paralajmëroi kaos, që siç tha ajo do të përkeqësohej nëse zoti Macron rizgjidhej. Ajo u doli në mbrojtje të nënshkruesve të letrës, duke thënë se ata nuk kishin bërë asgjë të keqe përveçse kishin “dhënë alarmin pasi kanë shpenzuar”, siç tha ajo, “një jetë të tërë në shërbim të kombit”.

Partitë kryesore të Francës e denoncuan menjëherë letrën. Kryeministri Jean Castex tha se ndërhyrja politike nga figurat ushtarake shkel parimet e republikës si dhe “nderin e detyrën” e ushtrisë. Benoit Hamon, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit presidenciale, thotë se letra përbën një “kërcënim për grusht shteti”.

Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se dy “parime të pandryshueshme” duhet të drejtojnë veprimet e anëtarëve të ushtrisë në lidhje me politikën: “neutraliteti dhe besnikëria”.

Përplasjet politike në vend kanë nxitur akademikun e shquar Pascal Perrineau të paralajmërojë se, “Franca ndodhet në një situatë të rrezikshme”. Në një intervistë për gazetën “Les Echos”, eksperti i njohur i shkencave politike tha se Franca po përfshihet nga tre kriza, ajo socio-ekonomike, kriza shëndetësore si dhe ajo që ka të bëjë me vlerat kulturore dhe se çfarë do të thotë të jesh francez.

“Francezët nuk bien më dakord rreth asaj se çfarë e bën Francë ajo që është”, thotë ai. “A besojmë ende tek një republikë e organizuar sipas parimit të laicitetit (parimit të ndarjes së qeverisë nga feja)? A po përshtatemi në një shoqëri në të cilën bashkësi të ndryshme bashkëjetojnë? Ky është një debat i thellë, një çarje tejet e thellë mbi vetë karakterin e Francës”.

Letra e hapur e ushtrisë ka nxitur debatin, ndërkohë të nxehtë e të vazhdueshëm, rreth asaj që do të thotë të jesh francez. Nënshkruesit identifikuan tre prirje të cilat, siç thonë ata, do të çojnë në shpërbërjen e Francës, anti-racizmin, islamizmin dhe sulmet ndaj policisë. Autorët thonë se lëvizjet anti-racizmit paraqesin një kërcënim sepse “ato fshehin fanatikët e urryer që duan të fillojnë një luftë raciste”.

Macron nuk është udhëheqësi i vetëm evropian që është bërë subjekt i kërcënimeve nga ushtria. Vitin e kaluar ish-anëtarët e forcave të armatosura të Spanjës botuan gjithashtu një letër të hapur duke akuzuar qeverinë e pakicës të udhëhequr nga socialistët se po kërcënonte unitetit kombëtar. Letra e nënshkruar nga 271 ish-ushtarakë, mes tyre dy ish-gjenerale dhe një admiral, u publikua disa ditë pasi ishte zbuluar se dhjetëra oficerë në pension, që kishin shpërthyer në forcën ajrore, kishin diskutuar për nxitjen e një grushti shteti./voa/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result