Një vajzë e klasës së gjashtë ka marrë një armë në shkollën e saj në Idaho dhe ka qëlluar dy nxënës dhe një kujdestar, derisa më pas është çarmatosur nga një mësues.
Tri viktimat të cilët janë qëlluar pritet të mbijetojnë, kanë thënë zyrtarët policorë. Sherifi Steve Anderson ka thënë se vajza ka nxjerrë armën e zjarrit nga çanta dhe ka qëlluar për disa herë jashtë dhe brenda shkollës, raporton AP.
Një mësuese ka arritur t’ia marrë armën dhe ta mbajë derisa arritën forcat policore që e morën në mbajtje. Autoritetet kanë thënë se po hetojnë motivin që çoi te sulmi.