Profesori në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, Alon Ben-Meir, i ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili tha se Serbia nuk do e njeh Kosovën.
Ben-Meir, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’ ka thënë se BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë me dije Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet ta njohë atë herët a vonë, shkruan Gazeta Express.
Tutje, ai ka thënë se nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë mes të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nëse dikush pret nga Serbia që thjeshtë ta njoh pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk do të ndodhë kjo. Nuk është e lehtë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Nëse dikush pret se Serbia do ta njehë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, atëherë le ta dijë se kjo nuk do të ndodh”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq në një intervistë. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje të ndërsjellë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur dhe, herët a vonë, duhet të njihet nga Beogradi.