Parisi do të ndalojë veturat në disa zona të qytetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një plan për të reduktuar në mënyrë drastike trafikun e veturave në qendër të kryeqytetit francez, Paris deri në vitin 2022, është shtyrë përpara nga Këshilli i qytetit.

Plani parasheh ndalimin e trafikut në katër zona qëndrore të kryeqytetit, për t’i dhënë prioritet trafikut të biçikletave dhe transportit publik.

“Trafiku i zvogëluar do të rezultojë me më pak ndotje dhe me një qytet më të gjelbër dhe më të sigurtë”, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit.

Gjatë pandemisë, Parisi ka shtuar qindra kilometra korsi për biçikleta.

Kryetarja e Parisit Anne Hidalgo, ishte rizgjedhur vitin e kaluar në këtë post për shkak të platformës së saj për të krijuar “qytetin 15-minutësh”, një projekt ky që parashihte t’ua mundësonte banorëve qasjen në dyqane, shkolla dhe shërbime të tjera, brenda një çereku të orës nga shtëpitë e tyre, qoftë në këmbë apo me biçikleta.

Share This Article