Skuadra e Besiktasit është shpallur kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2020/21.
Ata triumfuan sot me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj Goztepes për të ngritur në qiell trofeun e madh, shkruan Gazeta Express.
Besiktasi e mbylli kampionatin me pikë të njëjta me Galatasarayn nga 84, por për shkak të goldallimit, Besiktasi u shpall kampion.
Pas 4 viteve, Besiktasi e fiton titullin e kampionit në Turqi, duke i bërë gjithsej 16 tituj.