Izraeli shënjestron shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria izraelite ka thënë të dielën se kishte në shënjestër shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, pas gati një jave sulmesh të mëdha ajrore dhe raketa në Izrael nga territori i sunduar nga grupi militant islamik.

Gjenerali Hidai Zilberman, zëdhënës i ushtrisë, i ka thënë radios së ushtrisë së Izraelit të dielën se ushtria shënjestroi shtëpinë e Yehiyeh Sinwar, udhëheqësi më i lartë i Hamasit brenda territorit, i cili ka të ngjarë të fshihet së bashku me pjesën tjetër të nivelit të sipërm të grupit.

Shtëpia e tij ndodhet në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Ushtria ka thënë se shënjestro gjithashtu shtëpinë e vëllait të Sinwar.

Hamas dhe grupi militant islamik Xhihad kanë pranuar që i janë vrarë 20 persona që kur shpërthyen luftimet të hënën, ndërsa Izraeli thotë se numri real është shumë më i lartë.

Raundi i fundit i luftimeve – më i keq që nga lufta e vitit 2014 në Gaza – ka vrarë të paktën 145 palestinezë në Gaza, përfshirë 41 fëmijë dhe 23 gra. Tetë izraelitë janë vrarë, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar.

Të shtunën, Izraeli bombardoi shtëpinë e Khalil al-Hayeh, një figurë e vjetër në degën politike të Hamasit, duke thënë se ndërtesa shërbeu si pjesë e “infrastrukturës terroriste” të grupit. Nuk kishte asnjë raport për fatin e al-Hayeh ose për ndonjë viktimë.

Share This Article