Në Katalonjë po mendojnë një rikthim të madh. Mund të jetë Frank Rijkaard tekniku i ri i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivo, ish-tekniku blaugrana do të marrë vendin e Ronald Koeman, duke u rikthyer në pankinën prestigjoze 13 vjet nga hera e fundit. Nën drejtimin e Barcelonës, Rijkaard fitoi dy tituj kampion në La Liga, 2 Superkupa Spanje dhe një Champions në vitin 2006, duke mundur 2-1 në finale Arsenal.
Hollandezi hodhi hapat e parë të historisë së lavdishme të Barcelonës, me një periudhë fituese mes viteve 2003-2008, përpara se të largohej duke i lënë vendin Guardiolës. 58 vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që prej vitit 2013, pasi përfundoi aventurën 2 vjeçare në pankinën e Arabisë Saudite e tani duket se ka ardhur momenti të zbresë sërisht në futbollin që ka rëndësi.
Kjo mendohet të jetë një tjetër lëvizje e Laportas për të bindur edhe Lionel Messi të qendrojë në Camp Now, duke qenë se ishte pikërisht tekniku holandez që aktivizoi për herë të parë sulmuesin argjentinas në vitin 2004.