Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vijon edhe sot me rinumërimin e votave për qarkun e Beratit.Procesi nisi rreth orës 09:21.
Dje ka përfunduar numërimi i 46 kutive të para votimit nga 114 që do të numërohen në total.
Nga kutitë e rinumëruara, Lëvizja Socialiste ka rikuperuar 3 vota dhe Partia Socialiste 6 vota.
Nga numërimi i 46 kutive diferenca është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin në këtë qark.