Koreja e Jugut do të jetë në gjendje të ushtrojë pavarësi më të madhe në lidhje me fushën e arsenalit të saj të raketave sipas një marrëveshje të arritur së fundmi me SHBA, deklaruan zyrtarët e Seulit.
Si pjesë e një marrëveshje që daton që nga viti 1979, Koreja e Jugut ra dakord të kufizojë rrezen e raketave të saj në 180 kilometra, në këmbim të qasjes më të afërt me sistemin raketor amerikan dhe teknologjinë e raketave.
Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të së premtes mes presidentit Joe Biden dhe Moon Jae In.
Këshilltarët e sigurisë së Moon përshkruan masën si një rivendosje të “sovranitetit të raketave” të vendit.
Është e paqartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë Koreja e Jugut në pozicionin e saj të mbrojtjes sipas marrëveshjes së re.
Të dy vendet kanë përfunduar vazhdimisht marrëveshjen e vitit 1979 në dritën e kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.
Vitin e kaluar të dy vendet gjithashtu hoqën kufizimet që parandalojnë Korenë e Jugut të përdorë lëndë djegëse të ngurta, përdorimi i të cilave i bën raketat më të shpejta.
Ndryshimi i politikës duhet të hapë rrugën që Koreja e Jugut të lëshojë satelitët e saj spiunë.