Në Mitrovicë është protestuar kundër përdhunuesve e ngacmuesve seksualë.
Atje ka protestuar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar fotografi nga atje.
Kërkesa kryesore e kësaj proteste ishte që emrat e përdhunuesve të publikohen.
Postimi i plotë:
“Thuani emrat e përdhunueve e ngacmuesve seksualë”, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat.
Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë.
Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar….