Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për provat shtesë për Durrësin.
Në arsyetimin e tij, relatori Edvin Kulluri tha se subjekti ankimues nuk ka bërë përpjekje për të siguruar paraprakisht provat, sic e parashikon neni.
“KAS u konsultua për kërkesën ankimore të PD mbështetur edhe nga LSI për të marrë provat sipas listës që u citua. Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesës për marrjen e këtyre provave, përveç dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejtë që ju jep kodi.
Subjekti ankues kërkoi që të merrte në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga institucione të ndryshme që veprojnë në territor. Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat sic e parashikon neni”, tha relatori Edvin Kulluri.