Më shumë se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Britani të Madhe e kanë kaluar virusin pa asnjë simptomë, ka bërë të ditur të enjten zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).
“Në mars të vitit 2021, 47% e personave që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në Britani të Madhe kanë raportuar për simptoma ndërkaq, 53% e tyre nuk kishin asnjë simptomë”, ka bërë të ditur ONS-ja, raporton CNN. Ata që kishin simptoma kanë raportuar më së shumti për dhimbje koke, kollë dhe lodhje. Mbyllja apo rrjedhja e hundëve, dhimbjet e trupit dhe diarreja ishin simptomat më pak të raportuara deri në muajin mars.
Ndërkohë, “asimptomatikë” përshkruhen ata persona të cilët janë të infektuar me virus por të cilët nuk kanë simptoma.
Personat asimptomatikë mund ta transmetojnë virusin shumë më lehtë për shkak se nuk e dinë që janë të prekur nga ai.