Kryeministri japonez Suga në një bisedë telefonike me homologun e tij britanik Johnson ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.
Liderët e Japonisë dhe Britanisë së Madhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për zbatimin e vizionit “Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, kryeministri japonez Yoshihide Suga në një bisedë telefonike me homologun e tij britanik Boris Johnson ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.
Dy liderët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e afërt për të vendosur në zbatim vizionin për një “Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur” në ujërat e rajonit.
Kryeministri japonez Suga ka mirëpritur çështjen që aeroplanmbajtësja “Queen Elizabeth” e Britanisë do të vizitojë 40 vende brenda këtij viti përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indinë.
Suga dhe Johnson kanë dhënë mesazh bashkëpunimi edhe për Samitin G7 që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Cornwall të Britanisë.