Policia konfiskon kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia turke në rajonin e Detit të Zi, në qytetin Bolu, sekuestroi substancën radioaktive kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë, që përdoret për armë bërthamore dhe për termocentralet atomike.

Zyra e guvernatorit në Bolu është prononcuar përmes një deklarate në të cilën thuhet se Departamenti i Policisë kundër trafikimit dhe krimit të organizuar ndërmori një operacion gjigant për këtë çështje.

Policia gjeti 18,01 gram të substancës radioaktive kalifornium.

Substanca e sekuestruar kap vlerën e 72 milionë dollarëve, ndërsa sasia e konfiskuar e substancës në fjalë është dorëzuar në Agjencinë Turke të Energjisë Atomike. Lidhur me sekuestrimin e substancës janë arrestuar pesë persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet./ATSH/

Share This Article