Një aktivist bjellorus ka therur veten me laps në qafë gjatë seancës dëgjimore para gjykatës në Minsk, në shenjë proteste ndaj represionit dhe kërcënimeve të autoriteteve për persekutimin e familjarëve të tij.
Stiapan Latiau ka përdorur lapsin për t’i shkaktuar plagë vetes teksa ishte vendosur në një kafaz të pandehurish në gjykatë, ka raportuar qendra për të drejtat e njeriut, Viasna, në Bjellorusi. Aktivisti është hospitalizuar dhe është vënë në gjendje artificiale kome.
Para se ta therte veten, Latypau i kishte thënë babait të tij se hetuesit e kishin kërcënuar me hapjen e procedurave kriminale kundër familjarëve dhe bashkëpunëtorëve, po qe se nuk deklarohet fajtor në gjykim.
Ai përballet me akuzat për ndërmarrjen e veprimeve që e prishin rendit publik, për rezistencë ndaj policisë dhe për veprime të tjera që mbartin dënimin deri në 10 vjet burgim. Ai është mbajtur në burg që nga shtatori, kur ishte arrestuar gjatë protestave masive kundër liderit autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko.