Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbetet jashtë Facebookut për të paktën edhe dy vjet, ka njoftuar gjiganti i rrjeteve sociale të premten. Kompania ka thënë se do të rishikojë vendimin më 7 janar 2023, por do të lejojë Trumpin të rikthehet vetëm nëse “rreziku i tij për sigurinë publike është tërhequr”.
Ish-presidenti lëshoi një përgjigje të furishme pas vendimit të Facebookut, duke e quajtur pezullimin e tij të vazhdueshëm “një fyerje”. Ai gjithashtu paralajmëroi shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, se s’do të ketë më darka me të në Shtëpinë e Bardhë, duke nënkuptuar se ai do të kandidojë përsëri për president.
“Herën tjetër kur të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka, me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij. Darka do të bëhet vetëm kur ai të kërkojë dhe do të jetë e gjitha biznes”, u shpreh Trump në një deklaratë të shkurtër.
Disa të tjerë kritikuan Facebookun se Trumpi meritoi dënim të përhershëm.