Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios, pasi është zyrtarizuar të mërkurën.
Sarri me Lazion ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe në postin e trajnerit zëvendëson Simone Inzaghin, i cili ka marrë drejtimin e Interit. Paga vjetore e Sarrit te Lazio, do të jetë katër milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Sarri ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi, pasi e fitoi titullin e kampionit të Italisë.
“Lazio bën të ditur se Maurizio Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e Lazios.