Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, ka folur për herë të parë që kur pësoi arrest kardiak në fushë ndaj Finlandës të shtunën, çka tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm.
Eriksen përmes agjentit të tij, ka dhënë një deklaratë të shkurtër me të përditshmen italiane, La Gazzetta dello Sport, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë, duke thënë se asnjëherë nuk do të dorëzohet.
“Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem. Tani ndjehem më mirë, por dua ta marrë vesh se çfarë ndodhi. Dua të them faleminderit për atë që bëtë për mua”, ka thënë Eriksen.
Ndërkohë, agjenti i tij ka thënë se ”ai do të mbetet nën vëzhgim. Por në çdo rast ai dëshiron t’i gëzojë shokët e tij të ekipit kundër Belgjikës”.
29-vjeçari aktualisht vazhdon të mbetet në spital, kur është duke u rikuperuar teksa gjendja e tij vazhdon të jetë stabile.