Lajçak: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk ishte i lehtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak tha se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë.

“Nuk ishte takim i lehtë por është e rëndësishme që ky takim ndodhi. Dy liderët treguan qartë se çfarë duan, dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër për dy shtetet pa normalizim të marrëdhënieve.  Të dy janë të angazhuar për të punuar në normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut”, tha Lajçak.

Diplomati sllovak që është i dërguar special i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi tha se BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiq të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së.

“BE-ja ka pritshmëri të lartë nga dy liderët që të kapërcejnë të kaluarën dhe të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajçak duke konfirmuar se takimi tjetër do të ndodhë në fund të muajit korrik.

Share This Article