ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’ 6 hours ago
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro 7 hours ago
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga 7 hours ago
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit” 7 hours ago
Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria, në krye të vendeve europiane për vaksinimin masiv

albnews by albnews
20 June, 2021
in Albania
0
Berisha: Shqiptarët vaksinohen me doza të skaduara të vaksinës anti-Covid
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama tha sot në një intervistë për “France24” se Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para në Europë sa i takon vaksinimit masiv dhe ritmit të vaksinimit antikovid.

Së pari, Rama u pyet për menaxhimin e krizës COVID-19 dhe heqjen e masave kufizuese për Shqipërinë.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

“Qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve”, tha Rama.

“Vaksinimi juaj nuk është plotësisht masiv, jeni në shifrat e 50% për të vaksinuarit me dy doza. Cilat vaksina përdorni ju në Shqipëri dhe a mendoni se vendet europiane kanë qenë mjaft solidare me ju dhe ju kanë ndihmuar për sa u përket vaksinave?”, ishte pyetja e gazetares së “France24”.

“Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojmë me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinoheshin, kjo, ishte me të vërtetë e rëndë”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai u shpreh se “unë personalisht kam bërë Pffizer, por ne në Shqipëri i kemi të katërta, Pffizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik”.

Në lidhje me hapjen e dyerve për turistët dhe shqetësimin e riinfektimit të vendit, Rama theksoi se “ne patëm një sukses të madh me ecurinë dhe praktikisht bashkë me Islandën, sipas statistikave të fundit, jemi vendi me nivelin 1 të riskut”.

“Që prej disa muajve tashmë, njerëzit në Shqipëri mund të hyjnë dhe të dalin pa detyrimin e testit, pa maska. Maskat nuk janë më të detyrueshme që prej disa muajve tashmë. Ato mbahen akoma në ambientet e mbyllura, por nuk ka probleme dhe masa që i detyrojnë qytetarët të mos jenë të lirë”, tha ai.

Duke kaluar në çështjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, gazetarja theksoi se “është e vërtetë se ka pasur një bllokim nga ana e Francës, por ai është hequr. Parlamenti holandez miratoi vlerësimin e Brukselit për vendin tuaj lidhur me hapjen e negociatave. A shpresoni ju se kjo do të arrihet në samitin e ardhshëm, më 24 e 25 qershor?”

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama.

Në lidhje me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet, Rama theksoi se “fushatat e qeta nuk mund të quhen fushata”.

“Nuk ka pasur gjatë zhvillimit të kësaj fushate ngjarje jashtëzakonisht të forta. Por, jemi në Ballkan, në Mesdhe, ku fushatat janë shumë shumë të ngjashme po të krahasohemi me Greqinë, me Italinë, le të themi në Europën më pasionante”, tha ai.

Në lidhje me akuzat për vjedhjen e të dhënave personale të një milion zgjedhësve përpara këtyre zgjedhjeve parlamentare, Rama u shpreh se “gjatë fushatave që ju përmendët dhe pas rezultateve të tri zgjedhjeve tashmë, kemi pasur raporte të OSBE-së dhe ODIHR-it, që janë mjaft të qarta rreth integritetit të fushatës, integritetit të zgjedhjeve, por sigurisht me gjëra për t’u përmirësuar”.

“Lidhur me këtë fakt, jam shumë i kënaqur që ju më pyesni, sepse kam parë që ka pasur artikuj surrealë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale konfidenciale që kanë dalë, por bëhet fjalë për të dhëna të organizatave të partive, por që nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të Gjendjes Civile”, theksoi ai.

“Regjistri i Gjendjes Civile ka qenë i publikuar në internet që prej disa vitesh. Së dyti, doja të shpjegoja se në kartën tonë të identitetit, numri i gjendjes civile nuk përfaqëson asnjë të dhënë për personin. Është vetëm një numër identiteti për të përdorur këtë kartë në shërbimet publike, por nuk ka të dhëna sensitive”, vijoi Rama.

Intervista vijoi me sistemin e drejtësisë. Gazetarja parashtroi se “Brukseli e konsideron luftën kundër korrupsionit një nga kushtet për anëtarësimin tuaj në BE dhe ky sektor prek vetë sistemin e drejtësisë. Një ish-kryeprokuror shqiptar është dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Nëse gjykatësit janë të korruptuar, atëherë po kërkohen gjyqtarë me integritet në Shqipëri?”

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta. Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lënë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet”, theksoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

7 October, 2025
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

7 October, 2025
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

7 October, 2025
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result