Në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 33 viktima të masakrës së Srebrenicës.
Atyre iu dha lamtumira e fundit në prani të dhjetëra mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë 24 vjet pas kësaj masakre.
Në këtë përvjetor morën pjesë zyrtarë nga Bosnja, Turqia, ndërkaq nga Maqedonia e Veriut prezent ishte Talat Xhaferi.
Atje kurora lulesh ka vendosur edhe Çedomir Jovanoviq, lider i Partisë Demokratike Liberale Serbe. që është në mesin e politikanëve të rrallë serbë që marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në atë që njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. .