Petkoviq: Ekipi luftoi dhe fitoi me meritë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka vlerësuar karakterin që treguan futbollistët e tij në fitoren ndaj Turqisë, 3:1. Petkoviq është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj turqve.

“Ekipi luftoi dhe luajti. Këtë herë ekipi vrapo shumë më tepër se kundërshtari. Unë jam shumë i kënaqur me atë që ekipi tregoi gjatë 90 minutave dhe jam optimist që nëse kalojmë mund të luajmë një lojë të mirë. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për Shaqrin apo Seferoviqin, pasi ka pasur shumë diskutime dhe shkrime. Për fat të mirë, nuk i vura re shumë kështu që unë isha në gjendje t’u jepja atyre besimin që mendoj se e meritojnë. Në këtë fazë të parë, unë jam i kënaqur me dy ndeshjet në të cilat ne dominuam kundërshtarët tanë”, ka thënë Petkoviq.

Share This Article