Frika ka kapluar shtetin kufitar meksikan Reynosa pasi persona të armatosur kanë vrarë 14 persona, përfshirë taksistë, punonjës dhe një studente të infermierisë, dhe forcat e sigurisë kanë reaguar me një operacion duke lënë të vrarë katër të dyshuar, raporton AP.
Derisa qyteti amerikan McAllen në Teksas, përdoret nga kartelet si pikë kyçe trafikimi, 14 viktimat e sulmit të së shtunës sipas guvernatorit të Tamaulipas, Francisco Garcia Cabeza de Vaca janë “qytetarë të pafajshëm”, e jo anëtarë të ndonjë bande rivale.
Biznesmeni lokal Misael Chavarria Garza ka thënë se shumë biznese u mbyllën më herët të shtunën pasi njerëzit u frikësuan pasi helikopterët fluturonin mbi kokë.
Të dielën, ai ka thënë se njerëzit ishin të qetë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, por të zemëruar se krimi i ka ndodhur personave të pafajshëm.