SHBA-ja vendosi sot sanksione financiare dhe kufizime të vizave për disa dhjetëra zyrtarë dhe entitete të Bjellorusisë, në koordinim me Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë.
“Këto masa ndëshkuese, që parashikojnë veçanërisht këshilltarët e afërt të presidentit, Alexandre Loukachenko dhe zyrtarët krysorë të ministrive të Brendshme dhe të Informacionit si dhe të sistemit gjyqësor dhe shërbimeve sekrete, janë një përgjigje për devijimin me forcë të një avioni të kompanisë Ryanair për arrestimin e një opozitari, por gjithashtu për represionin e vashdueshëm të Bjellorusisë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken në një komunikatë.
“Këto sanksione të koordinuara tregojnë vendosmërinë transatlantike për të mbështetur aspiratat demokratike për popullin bjellorus”, shtoi ai.
Thesari amerikan ka ngrirë të ardhurat e mundshme në SHBA të 16 personave dhe pesë entiteteve, të cilëve gjithashtu do t’u ndalohet hyrja në sistemin financiar amerikan.
Bëhet fjalë veçanërisht për një zëdhënëse të presidentit, Lukashenko, Natalia Mikalaeuna Eismant, të presidentes së Dhomës së Lartë të Parlamentit bjellorus, Natalia Ivanauna Kachanava apo dhe shefin e shërbimeve sekrete, Ivan Tsertsel.
Departamenti amerikan i shtetit ka ndalaur hyrjen në SHBA të 46 zyrtarëve të Bjellorusisë duke e çuar në 155 numrin e personave të prekur nga kufizimi i vizave amerikane në lidhje me krizën në këtë vend